Zarif: Përkrahësit e Izraelit tradhtuan popujt e tyre
(last modified Thu, 17 Sep 2020 18:15:56 GMT )
Shtator 17, 2020 20:15 Europe/Tirane
  • Zarif: Përkrahësit e Izraelit tradhtuan popujt e tyre

Ministri i Jashtëm iranian tha: Për ata, që përparësi të tyre kanë Izraelin, jo vetëm që kanë shkatërruar rajonin tonë, por gjithashtu kanë tradhtuar popujt e tyre, vetëm për të marrë vota.

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në përgjigje të deklaratave të Presidentit të SHBA Donald Trump, i cili e quajti dhëndrin e tij një udhëheqës të jashtëzakonshëm për Izraelin dhe tha se prania e SHBA në Lindjen e Mesme është vetëm për hir të Izraelit, të enjten në Twitter shkroi: Këto fjalë të Trump tregojnë se ku është në të vërtetë besnikëria e familjes së tij. Këto fjalë të Trump tregojnë, se pse janë sakrifikuar shtatë trilion dollarë para të taksapaguesve amerikanë dhe jeta e shumë amerikanëve. Trump, të mërkurën në një bisedë me udhëheqësit e komunitetit hebre amerikan, gjithashtu iu referua tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore me kërkesë të kryeministrit izraelit dhe bëri thirrje që më shumë hebrenj amerikanë të votojnë për të në zgjedhjet e nëntorit.  

Tags