Zarif: Populli iranian ka qëndruar krenar 40 vjet pas agresionit të Sadamit
(last modified Mon, 21 Sep 2020 20:07:57 GMT )
Shtator 21, 2020 22:07 Europe/Tirane
  • Zarif: Populli iranian ka qëndruar krenar 40 vjet pas agresionit të Sadamit

Njëkohësisht me përvjetorin e fillimit të agresionit të regjimit Ba'athist në luftën e Irakut kundër Republikës Islamike, ministri i jashtëm iranian theksoi: "40 vjet pas agresionit të Sadamit, ndërsa bota mbështeti agresorin, populli iranian vazhdon të jetë krenar". 

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif të hënën në Twitter në kujtim të dëshmorëve të tetë viteve të mbrojtjes së lavdishme shkroi:  Ata që fillojnë një luftë nuk do ta përfundojnë atë dhe nuk do ta fitojnë atë luftë. Sot më 21 shtator që përkon me nisjen e luftës së imponuar të regjimit të Sadam Huseinit të Irakut kundër Iranit, nis java e “ Mbrojtjes së Lavdishme” në Iran. Ushtria irakiane në shtator të vitit 1980 nisi luftën kundër Iranit me synimin e saj për të pushtuar Teheranin brenda një jave. 21 shtatori në kalendarin historik të Iranit është emëruar nisja e javës së mbrojtjes së lavdishme. Gjatë kësaj jave në të gjithë Iranin organizohen ceremoni të ndryshme. 40 vjet më parë, regjimi Baath i Irakut, për të rrëzuar shtetin e sapoformuar të Republikës Islamike të Iranit, duke marrë ndihma nga arroganca botërore, nisi një luftë të gjithanshme kundër Iranit, luftë që zgjati 8 vjet. Ushtria e regjimit Baath të Sadamit, në 8 vitet e luftës kundër Iranit është ndihmuar nga fuqitë arrogante dhe nga disa vende arabe të Gjirit Persik. Në këtë mënyrë regjimi i Sadamit, makinën e tij të luftës e ktheu në mjet shërbimi për qëllimet e të huajve.

Tags