Zarif: Irani nuk do të flasë përsëri për çështjen e negociuara
(last modified Tue, 22 Sep 2020 08:15:34 GMT )
Shtator 22, 2020 10:15 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani nuk do të flasë përsëri për çështjen e negociuara

Ministri i Jashtëm iranian theksoi se Shtetet e Bashkuara janë një palë që kanë shkelur marrëveshjen bërthamore dhe shtoi: "Irani nuk do të rinegociojë atë që ka negociuar".

Muhamed Javad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të hënën në një fjalim në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme të Amerikës, pasi vuri në dukje se Irani gjithmonë ka respektuar ligjin ndërkombëtar dhe nuk ka sulmuar asnjë vend, shtoi: Shtetet e Bashkuara duke shkelur normat ndërkombëtare i kanë shkaktuar shqetësim komunitetit ndërkombëtar. I pyetur në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit dhe regjimit Sionist dhe nëse marrëveshja ka çuar në izolimin e Iranit, Zarif tha: Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni kanë pasur marrëdhënie me regjimin izraelit dhe sa i përket izolimit duhet shikuar Këshilli i Sigurimit që të kuptosh se kush është i izoluar. Duke iu referuar sanksioneve të reja të SHBA kundër Ministrisë Iraniane të Mbrojtjes, Zarif tha: "Sanksionet e SHBA kundër Iranit nuk janë asgjë e re dhe nuk do të kenë ndonjë ndikim të rëndësishëm në Iran". Ministri i Jashtëm iranian e quajti lëvizjen e SHBA një veprim anti-botëror, duke shtuar: "Shtetet e Bashkuara kanë bërë të gjithë presionin e mundshëm mbi Iranin, por ajo ka dështuar." Zarif gjithashtu theksoi hakmarrjen e Iranit për ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike dhe tha: Presidenti i SHBA Donald Trump ka urdhëruar vrasjen e një heroi kombëtar dhe rajonal dhe çështja nuk ka mbaruar.

Tags