Ministri i Jashtëm iranian së shpejti viziton Kinën
Shefi i zyrës së Presidentit të Iranit njoftoi vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, në Kinë në një të ardhme të afërt.
Mahmud Vaezi, kreu i zyrës së presidentit iranian, të Mërkurën në margjinat e takimit qeveritar, duke iu referuar rëndësisë së dokumentit 25-vjeçar të marrëdhënieve Iran-Kinë, tha se marrëdhëniet Teheran-Pekin janë zgjeruar dhe thelluar në sektorë të ndryshëm politikë dhe ekonomikë. Duke thënë se Ministri i Jashtëm iranian do të vizitojë Kinën në të ardhmen e afërt, Vaezi vuri në dukje se: Gjatë kësaj vizite, do të diskutohen konkretisht disa çështje të dokumentit strategjik Iran-Kinë. Kreu i zyrës së presidentit iranian gjithashtu duke iu referuar pranisë së ekipit ekonomik gjatë vizitës së Zarif në Kinë shprehu shpresën se dokumenti 25-vjeçar mbi marrëdhëniet Iran-Kinë do të finalizohej së shpejti.