Ministri i Jashtëm iranian së shpejti viziton Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100278-ministri_i_jashtëm_iranian_së_shpejti_viziton_kinën
Shefi i zyrës së Presidentit të Iranit njoftoi vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, në Kinë në një të ardhme të afërt.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2020 17:35 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm iranian së shpejti viziton Kinën

Shefi i zyrës së Presidentit të Iranit njoftoi vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, në Kinë në një të ardhme të afërt.

Mahmud Vaezi, kreu i zyrës së presidentit iranian, të Mërkurën në margjinat e takimit qeveritar, duke iu referuar rëndësisë së dokumentit 25-vjeçar të marrëdhënieve Iran-Kinë, tha se marrëdhëniet Teheran-Pekin janë zgjeruar dhe thelluar në sektorë të ndryshëm politikë dhe ekonomikë.  Duke thënë se Ministri i Jashtëm iranian do të vizitojë Kinën në të ardhmen e afërt, Vaezi vuri në dukje se: Gjatë kësaj vizite, do të diskutohen konkretisht disa çështje të dokumentit strategjik Iran-Kinë.  Kreu i zyrës së presidentit iranian gjithashtu duke iu referuar pranisë së ekipit ekonomik gjatë vizitës së Zarif në Kinë shprehu shpresën se dokumenti 25-vjeçar mbi marrëdhëniet Iran-Kinë do të finalizohej së shpejti.