Irani: Fjalimi i Netanjahut "teatër kukullash"
Irani theksoi se Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po keqpërdor podiumet ndërkombëtare si OKB për të përhapur gënjeshtra dhe për të parandaluar ndjekjen penale të zyrtarëve të regjimit të Tel Avivit për krime lufte.
Duke komentuar fjalimin e Netanjahu të martën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh hodhi poshtë pretendimet e tij duke e cilësuar fjalimin e Netanjahut si "një teatër kukullash". "Kryeministri i regjimit të rremë, pushtues dhe fëmijëvrasës sionist përdor podiumet ndërkombëtare për të thënë vazhdimisht gënjeshtra, dhe përpiqet, përmes organizimit të shfaqjeve qesharake, të mashtrojë opinionin publik botëror dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim parandalimin e ndjekjes penale të pushtetarëve kriminelë të këtij regjimi në gjykatat ndërkombëtare, ” tha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Zyrtari iranian e denoncoi regjimin izraelit si "kërcënimin më të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", duke shtuar se ai ka një "natyrë okupimi, mashtrimi dhe racizmi", ndërsa zotëron qindra armë bërthamore. Në fjalimin e tij në OKB, Netanjahu tha se Irani përbënte kërcënimin më të madh për paqen në Lindjen e Mesme dhe akuzoi Republikën Islamike për sulme ndaj fqinjëve të saj dhe nxitjen e dhunës në rajon. Kjo ndërsa Irani nuk ka iniciuar kurrë një luftë kundër ndonjë kombi në historinë e tij bashkëkohore dhe ka qenë ndër të parët që nxitoi për të ndihmuar fqinjët e tij në betejat e tyre kundër terrorizmit.