Forcat e Armatosura të Iranit i zhdukin kërcënimet që në embrion
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100450-forcat_e_armatosura_të_iranit_i_zhdukin_kërcënimet_që_në_embrion
Republika Islamike mund të zhdukë çdo kërcënim në sajë të fuqisë së saj të lartë luftarake, tha një komandant i lartë i Ushtrisë Iraniane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2020 16:01 Europe/Tirane
  • Forcat e Armatosura të Iranit i zhdukin kërcënimet që në embrion

Republika Islamike mund të zhdukë çdo kërcënim në sajë të fuqisë së saj të lartë luftarake, tha një komandant i lartë i Ushtrisë Iraniane.

"Sot, ne kemi një fuqi të madhe luftarake dhe nëse ka ndonjë kërcënim, ne do ta zhdukim atë që në embrion", tha të Premten Zëvendëskomandanti Ekzekutiv i Ushtrisë Iraniane, Gjeneral Brigade Muhamed Mahmudi. Ajo që kemi, tha komandanti, janë Forcat e Armatosura të afta të Iranit të cilat kanë një rekord të shkëlqyeshëm të suksesit në kundërshtimin e kërkesave arrogante të armikut gjatë Mbrojtjes së Shenjtë të Republikës Islamike në vitet 1980-88 kundër një Iraku të mbështetur nga Perëndimi. "Sot, ne prodhojmë vetë lloje të ndryshme raketash, avionësh, helikopterësh dhe artilerie." "Irani është në një pozicion në fushat e shkencës, politikës dhe veçanërisht të mbrojtjes që pavarësisht kërcënimeve mizore nga sistemi hegjemonist, ai mund të zbulojë dhe të neutralizojë çdo kërcënim në pikën e tij të fillimit madje edhe jashtë kufijve," shtoi Zëvendëskomandanti Ekzekutiv i Ushtrisë Iraniane, Gjeneral Brigade Muhamed Mahmudi.