Ruhani uron Emirin e ri të Kuvajtit, shpreson për lidhje vëllazërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100505-ruhani_uron_emirin_e_ri_të_kuvajtit_shpreson_për_lidhje_vëllazërore
Presidenti iranian Hasan Ruhani i ka dërguar urimet më të përzemërta Emirin të ri të Kuvajtit, duke shprehur shpresën për rritjen e lidhjeve miqësore dhe vëllazërore midis dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2020 16:27 Europe/Tirane
  • Ruhani uron Emirin e ri të Kuvajtit, shpreson për lidhje vëllazërore

Presidenti iranian Hasan Ruhani i ka dërguar urimet më të përzemërta Emirin të ri të Kuvajtit, duke shprehur shpresën për rritjen e lidhjeve miqësore dhe vëllazërore midis dy vendeve.

Në një mesazh urimi për Emirin Shejh Navaf al-Ahmad Al Sabah të Dielën, Ruhani shprehu besimin se falë vazhdimit të udhëheqjes së mençur të Emirit të ri, të dy vendet do të shohin zgjerimin e lidhjeve dypalëshe si dhe zhvillimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. "Unë sinqerisht ju përgëzoj për marrjen e lidershipit të vendit mik dhe vëlla të Kuvajtit," tha Presidenti iranian. "Jam i bindur se, si në të kaluarën, ne do të dëshmojmë zgjerimin në rritje të marrëdhënieve miqësore dhe vëllazërore midis dy vendeve dhe zhvillimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, në sajë të vazhdimit të rrugës dhe metodës së udhëheqjes suaj”, deklaroi Presidenti iranian. Ruhani gjithashtu uroi shëndet dhe sukses për Emirin e ri, dhe prosperitet dhe mirëqenie për popullin mysliman të Kuvajtit. Shejh Navaf al-Ahmad Al Sabah ka marrë udhëheqjen e shtetit të vogël të Gjirit Persik që nga vdekja paraardhësit të tij Sheik Sabah.