Ruhani: Populli i Iranit nga Amerika nuk pret gjë tjetër, përveç armiqësisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100540-ruhani_populli_i_iranit_nga_amerika_nuk_pret_gjë_tjetër_përveç_armiqësisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje armiqësinë e Amerikës për dekada me radhë kundër popullit të Iranit dhe deklaroi se populli i Iranit nuk pre diçka tjetër përveç armiqësisë nga Amerika.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 06, 2020 16:28 Europe/Tirane
  • Ruhani: Populli i Iranit nga Amerika nuk pret gjë tjetër, përveç armiqësisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje armiqësinë e Amerikës për dekada me radhë kundër popullit të Iranit dhe deklaroi se populli i Iranit nuk pre diçka tjetër përveç armiqësisë nga Amerika.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në mbledhjen e shtabit për koordinim ekonomik të qeverisë, deklaroi: “Populli i Iranit nga shtetet të cilat me padëshirë i ndjekin politikat e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit, nuk pret që ato të marrin pjesë në veprimet anti-njerëzore të Amerikës”.

Ruhani vuri në dukje rezistencën dhe qëndresën e popullit të Iranit në përballje me armiqësitë e Amerikës dhe shtoi: “Ashtu sikur që disa vite pas përfundimit të luftës janë bërë të ditura përmasat e sakta të luftës imponuese të ish-regjimit Ba’th të Irakut kundër popullit të Iranit, edhe përmasat dhe pasojat e luftës ekonomike imponuese ndaj Republikës Islamike të Iranit në të ardhmen do të bëhen të ditura në mënyrë më të saktë”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke vë në dukje veprimet efikase të autoriteteve përkatëse të Iranit si Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve të tjera juridike të Qeverisë dhe Bankës Qendrore të Iranit për mbrojtjen e të drejtave të popullit të Iranit, theksoi në shtimin dhe zgjerimin e këtyre përpjekjeve për lirimin e pasurive të bllokuara të Iranit.