Irani u dërgon notë proteste Azerbajxhanit dhe Armenisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100572-irani_u_dërgon_notë_proteste_azerbajxhanit_dhe_armenisë
Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se u ka dorëzuar një notë proteste Azerbajxhanit dhe Armenisë rreth shtrirjes së armiqësive në territorin e Republikës Islamike në luftimet e vazhdueshme midis dy republikave ish-Sovjetike mbi rajonin e diskutueshëm të Karabakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2020 16:32 Europe/Tirane
  • Irani u dërgon notë proteste Azerbajxhanit dhe Armenisë

Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se u ka dorëzuar një notë proteste Azerbajxhanit dhe Armenisë rreth shtrirjes së armiqësive në territorin e Republikës Islamike në luftimet e vazhdueshme midis dy republikave ish-Sovjetike mbi rajonin e diskutueshëm të Karabakut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Said Khatibzadeh u tha gazetarëve të Mërkurën se Ministria e Jashtme iraniane u ka dërguar notë zyrtare Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë për të përcjellë "protestën e fortë" të vendit kundër gjuajtjes së plumbave dhe predhave në territorin iranian, çka "shkel integritetin territorial të Iranit, minon sigurinë e tij dhe u shkakton dëme financiare shtetasve iranianë". Ai bëri komentet kur u pyet në lidhje me masat e Teheranit në përgjigje të predhave të mortajave që kanë goditur tokën e Iranit mes luftimeve në territorin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut. "Në dritën e marrëdhënieve miqësore dhe parimeve të fqinjësisë së mirë, ne u kemi bërë thirrje të dy palëve që të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Islamike të Iranit dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla të papranueshme," tha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. "Irani në asnjë mënyrë nuk do të bëjë asnjë kompromis mbi sigurinë e qytetarëve të tij," shtoi Khatibzadeh.