Vdes artisti i njohur i këngës iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100589-vdes_artisti_i_njohur_i_këngës_iraniane
Muhamed Reza Shaxharjan, mjeshtri i muzikës dhe artisti i njohur i këngës iraniane, pas një sëmundje të rëndë kancerioze për katër vite me radhë, sot (të enjten) ka vdekur në moshën 80 vjeçare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2020 14:12 Europe/Tirane
  • Vdes artisti i njohur i këngës iraniane

Muhamed Reza Shaxharjan, mjeshtri i muzikës dhe artisti i njohur i këngës iraniane, pas një sëmundje të rëndë kancerioze për katër vite me radhë, sot (të enjten) ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Mjeshtri i muzikës dhe këngës iraniane që nga java e kaluara për shkak se ishte në gjendje kritike shëndetësore, ishte shtrirë në një spital në Teheran.

Zëri i këtij artisti të njohur iranian për herë të parë është transmetuar me këndimin e Kur'anit të shenjtë nga Radio Khorasani dhe gjatë veprimtarisë së tij artistike, Shaxharjan ka publikuar albume të ndryshme për dashamirësit e muzikës dhe artit.

Shaxharjan është prej artistëve më të dalluar të këngës dhe muzikës tradicionale iraniane dhe atë e kanë quajtur me epitetin "Mbreti i Këngës së Iranit".

Muhamed Reza Shaxharjan ishte muzikant dhe këngëtar i stilit të muzikës origjinale tradicionale të Iranit. Ai ka qenë edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Shtëpisë së Muzikës së Iranit dhe ka krijuar disa instrumente muzikore.

Shaxharjan ka zhvilluar një veprimtari të mirë edhe në këndimin e Kur'anit të shenjtë dhe duaja e njohur me emrin "Rabbena" është këndimi më i njohur i Kur'anit që e ka kënduar ai dhe për shumë vite shoqëron sofrën e iftarit të besimtarëve myslimanë gjatë muajit të Ramazanit. Kjo vepër është regjistruar si pjesë e trashëgimisë kombëtare nga Organizata për Trashëgimi Kulturore dhe të Artizanaleve dhe Turistëve.

Faqja e Shoqatës së Azisë e ka prezantuar Muhamed Reza Shaxharjan si artistin më të famshëm të muzikës tradicionale origjinale tradicionale të Iranit. Ndërkohë gazeta kanadeze "Wankowersan" e ka prezantuar atë si një prej artistëve më të rëndësishëm të muzikës në botë. Shaxharjan gjithashtu ka marrë edhe çmime të vlefshme nga qendra dhe institucione të ndryshme të artit dhe muzikës në botë.