Sanksione të reja amerikane kundër 18 institucioneve financiare iraniane
Departamenti i Thesarit i SHBA ka vendosur 18 banka dhe institucione financiare iraniane në listën e tij të sanksioneve si pjesë e një fushate për të bërë presion maksimal mbi Republikën Islamike të Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Departamenti i Thesarit i SHBA të Enjten në mbrëmje (me kohën e Teheranit) pretendoi se sanksionet nuk mbulonin mallrat bazë bujqësore, ushqimin, ilaçet dhe pajisjet mjekësore. Shtetet e Bashkuara pretendojnë se sanksionet nuk synojnë sektorin e ushqimit dhe ilaçeve mirëpo sanksionet e njëanshme dhe shtypëse të Uashingtonit kanë krijuar shumë probleme për popullin iranian, veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundja e virusit korona. Sipas Shtëpisë së Bardhë, sanksionet e reja mund të eliminojnë mundësinë e kufizuar të qasjes së Iranit në valutë të huaj dhe do të pengojnë çdo përpjekje nga një qeveri e mundshme Demokratike për t'u kthyer në marrëveshjen bërthamore vitin e ardhshëm. Pas tërheqjes së paligjshme nga marrëveshja bërthamore (8 maj 2018), Shtetet e Bashkuara kanë filluar një fushatë gjithëpërfshirëse për të bërë presion mbi Iranin. Uashingtoni ka thënë se qëllimi i "fushatës së presionit maksimal" kundër Iranit është të arrijë një marrëveshje të re me Teheranin që adreson të gjitha çështjet e SHBA. Masa nga administrata e Presidentit Donald Trump ka tërhequr një dënim të gjerë vendas dhe ndërkombëtar.