Zarif mbërrin në Pekin, vizion i qartë i bashkëpunimit Iran-Kinë
(last modified Fri, 09 Oct 2020 18:09:20 GMT )
Tetor 09, 2020 20:09 Europe/Tirane
  • Zarif mbërrin në Pekin, vizion i qartë i bashkëpunimit Iran-Kinë

Ministri i Jashtëm iranian arriti sot në Kinë në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif, i cili po viziton Kinën me ftesë të Ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, arriti të premten në provincën jugore të Kinës, Yunnan për t'u takuar me zyrtarët kinezë. Ministri i Jashtëm iranian është planifikuar të takohet me Ministrin e Jashtëm kinez nesër, të Shtunën. Bisedimet për zgjerimin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet Iran-Kinë dhe shkëmbimi i pikëpamjeve për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare janë axhenda e vizitës së Zarif në Pekin. Përveç bashkëpunimit të mirë në sektorë të ndryshëm ekonomikë, tregtarë, industrialë dhe shkencorë, Irani dhe Kina janë të koordinuar edhe në fusha të tilla si kundërvënia ndaj unilateralizmit dhe ndërhyrjeve të SHBA në punët e brendshme të vendeve, si dhe theksimi i bashkëpunimit kolektiv dhe konvergjencës për zgjidhjen e krizave rajonale. Duke marrë parasysh rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe Iran-Kinë në 50 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe ndikimin e zgjerimit të këtyre marrëdhënieve në zhvillimet në Azinë Perëndimore, Azinë Qendrore dhe Kaukaz, Teherani dhe Pekini po tregojnë gjithnjë e më shumë gatishmëri për të thelluar marrëdhëniet mes tyre. Duke pasur parasysh vazhdimin e marrëdhënieve të mira midis Teheranit dhe Pekinit dhe afrimin e 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Irani dhe Kina janë të vendosur të zgjerojnë bashkëpunimin strategjik, i cili përcaktohet në formën e një dokumenti 25-vjeçar bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

 

Tags