Irani i gatshëm të lehtësojë bisedimet Azerbajxhan-Armeni
Ambasadori i Iranit në Baku ka shprehur keqardhje për shkeljen e një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia kohët e fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut, duke thënë se Teherani është i gatshëm të lehtësojë bisedimet midis dy vendeve fqinje të përfshira në konflikt.
Në një postim në faqen e tij në Twitter të hënën, Abas Musavi tha se Irani shpreh keqardhje për shkeljen e "armëpushimit Azerbajxhan-Armeni" dhe dënon "sulmet ndaj civilëve dhe vendeve të banuara". Ai shtoi se Republika Islamike shpreh gatishmërinë e saj për të lehtësuar bisedimet midis palëve ndërluftuese bazuar në ligjin ndërkombëtar, respektimin e integritetit territorial dhe evakuimin e territoreve të okupuara. Më herët të hënën, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Said Khatibzadeh ftoi palët e përfshira në konflikt të respektojnë armëpushimin. Rreth 500 njerëz janë raportuar të vrarë që nga fillimi i luftimeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut më 27 Shtator 2020.