Irani paralajmëron palët në konfliktin e Nagorni-Karabakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100777-irani_paralajmëron_palët_në_konfliktin_e_nagorni_karabakut
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të enjten në mbrëmje paralajmëroi palët në konfliktin Nagorni-Karabak për shkak tw lëshimit të mortajave dhe raketave në territorin iranian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 16, 2020 09:16 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron palët në konfliktin e Nagorni-Karabakut

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të enjten në mbrëmje paralajmëroi palët në konfliktin Nagorni-Karabak për shkak tw lëshimit të mortajave dhe raketave në territorin iranian.

Sipas IRNA, në reagim ndaj lëshimit të disa raketave që goditën zonat kufitare të Iranit, Said Khatibzadeh tha: "Nëse një bombardim i tillë përsëritet, Republika Islamike e Iranit nuk do të mbetet indiferente". Duke theksuar se një neglizhencë e tillë nuk është aspak e pranueshme, Khatibzadeh deklaroi se ruajtja e sigurisë dhe qetësisë së qytetarëve iranianë që jetojnë në zonat kufitare është vija e kuqe e Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit. Në fund, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit mohoi zërat për hakmarrje nga forcat kufitare të Republikës Islamike të Iranit. Ali Amirirad, guvernatori i qytetit Khodaafarin në provincën Azerbajxhani Lindor, në veriperëndim të Iranit, njoftoi disa orë më parë se sot, gjatë përleshjeve midis forcave armene dhe azerbajxhanase në rajonin e Nagorni-Karabakut, 10 raketa goditën fshatrat Koli Biglu dhe "Kadkhodalo". Që nga fillimi i përplasjeve në rajonin Nagorni-Karabak, më shumë se 50 predha mortaja dhe raketa kanë goditur fshatrat e qytetit Khodaafarin. Më parë, në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme iraniane informoi Republikën e Azerbajxhanit dhe Armeninë për protestën e fortë të Teheranit kundër lëshimit të raketave dhe mortajave në territorin iranian. Përleshjet midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut rifilluan në mëngjesin e së Dielës, 27 Shtator.