Pas skadimit të embargos Rusia do të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100788-pas_skadimit_të_embargos_rusia_do_të_zgjerojë_bashkëpunimin_ushtarak_me_iranin
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se Moska do ta konsiderojë bashkëpunimin teknik dhe ushtarak me Iranin në përputhje me interesat e ndërsjella pas skadimit të embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara mbi Teheranin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 16, 2020 20:54 Europe/Tirane
  • Pas skadimit të embargos Rusia do të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak me Iranin

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se Moska do ta konsiderojë bashkëpunimin teknik dhe ushtarak me Iranin në përputhje me interesat e ndërsjella pas skadimit të embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara mbi Teheranin.

"Ne jemi të bindur që të gjitha mundësitë që burojnë nga skadimi i dispozitave të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që lidhen me bashkëpunimin tekniko-ushtarak me Iranin do të merren parasysh siç duhet dhe do të përdoren në bazë të përfitimit të ndërsjellë dhe në interes të popujve të dy shteteve tona”, tha Maria Zakharova. Të gjitha palët në bisedimet për programin bërthamor të Iranit që nga fillimi ishin të vetëdijshëm se nuk ka asnjë lidhje midis kufizimeve në furnizimet me armë në Teheran dhe zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me programin e tij bërthamor, shtoi Zakharova. Ajo theksoi se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk vendosi një embargo armësh mbi Iranin në vitin 2015, por Irani "vullnetarisht ndërmori një numër kufizimesh". Ajo vuri në dukje se afati i dispozitave përkatëse për embargon e armëve ndaj Iranit ka skaduar. Zakharova theksoi se Irani ishte një "partner i besueshëm" për Rusinë në shumë fusha të bashkëpunimit.