Irani dënon sulmin raketor të Armenisë në qytetin Ganxhe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100811-irani_dënon_sulmin_raketor_të_armenisë_në_qytetin_ganxhe
Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Azerbajxhanit ka dënuar sulmin raketor në qytetin Ganxhe dhe vrasjen dhe plagosjen e disa civilëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 17, 2020 15:32 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin raketor të Armenisë në qytetin Ganxhe

Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Azerbajxhanit ka dënuar sulmin raketor në qytetin Ganxhe dhe vrasjen dhe plagosjen e disa civilëve.

Si pasojë e sulmit raketor të forcave të Armenistanit në qytetin Ganxhe të Azerbajxhanit, qytetit të dytë më të madh në këtë vend, deri më tani janë vrarë 12 persona dhe janë plagosur 40 persona të tjerë.

Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Azerbajxhanit me anë të një deklarate, ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe ka theksuar: “Sulmi kundër qyteteve dhe popullatës së pafajshme është në kundërshtim me standardet dhe normat juridike të njohura në nivel ndërkombëtar dhe konsiderohet në kategorinë e krimeve të luftës, prandaj duhet të marrin fund sa më shpejtë”.  

Edhe në sulmin raketor që është kryer disa ditë më parë nga forcat e Armenisë kundër qytetit Ganxhe janë vrarë 10 civilë dhe janë plagosur 35 persona të tjerë.