Zarif: Irani mbështet procesin e paqes të udhëhequr dhe administruar nga afganët
(last modified Sun, 18 Oct 2020 14:23:07 GMT )
Tetor 18, 2020 16:23 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani mbështet procesin e paqes të udhëhequr dhe administruar nga afganët

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar mbështetjen e Teheranit ndaj procesit të paqes të udhëhequr dhe administruar nga autoritetet afgane si dhe arritjen e marrëveshjeve të pjesëmarrësve në dialogun mes grupeve të ndryshme të Afganistanit.

Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në takim me Abdullah Abdullah, kryetarin e Këshillit të Lartë për Interesa Kombëtare të Afganistanit, deklaroi mbështetjen e Teheranit ndaj qeverisë së Afganistanit dhe ndaj procesit të paqes të udhëhequr dhe administruar nga vetë autoritetet afgane.

Zarif gjithashtu ka vlerësuar pjesëmarrjen e Abdullah Abdullah në procesin politik dhe pranimin e përgjegjësisë së Këshillit të Lartë për Interesa Kombëtare të Afganistanit, ndërsa ka mbështetur pjesëmarrjen e grupit Taleban në strukturën politike të Afganistanit.  

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit të Lartë për Interesa Kombëtare të Afganistanit në këtë takim ka shpjeguar edhe zhvillimet më të fundit aktuale në nivel të brendshëm të Afganistanit dhe gjendjen përkatëse me dialogun mes grupeve të ndryshme politike të Afganistanit.

Vlen të theksohet se Abdullah Abdullah të dielën arriti në Teheran për një vizitë treditore gjatë të cilës do të takohet me autoritete të larta të Republikës Islamike të Iranit me të cilat do të bisedojë në lidhje me rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe paqes dhe stabilitetit në Afganistan.

Tags