Nis stërvitja e përbashkët “ Mbrojtja ajrore Vilajet-99"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100892-nis_stërvitja_e_përbashkët_mbrojtja_ajrore_vilajet_99
Stërvitja e përbashkët e specializuar "Mbrojtja Ajrore e Mbrojtësve të qiellit të Vilajetit- 99 " filloi me kodin “i Dërguari i Zotit (savs)” dhe me përdorimin e sistemeve të raketave indigjene, radarëve, informacioneve të zbulimit, luftës elektronike, sistemeve të komunikimit dhe rrjetit të mbikëqyrjes vizuale.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 21, 2020 10:06 Europe/Tirane
  • Nis stërvitja e përbashkët “ Mbrojtja ajrore Vilajet-99

Stërvitja e përbashkët e specializuar "Mbrojtja Ajrore e Mbrojtësve të qiellit të Vilajetit- 99 " filloi me kodin “i Dërguari i Zotit (savs)” dhe me përdorimin e sistemeve të raketave indigjene, radarëve, informacioneve të zbulimit, luftës elektronike, sistemeve të komunikimit dhe rrjetit të mbikëqyrjes vizuale.

Gjeneral brigade Abbas Faraxhpour, zëdhënës i stërvitjes  "Mbrojtja Ajrore e Mbrojtësve të qiellit të Vilajetit- 99 ", njoftoi fillimin e stërvitjes këtë mëngjes (e mërkurë), duke e quajtur stërvitjen një "qiell të sigurt në hijen e autoritetit të mbrojtjes ajrore" dhe që synon të koordinojë, drejtojë dhe kontrollojë operacionet. Mbrojtja ajrore e forcave të armatosura iraniane ka për qëllim  të forcojë mbrojtjen bashkëkohore dhe efektive kundër çdo kërcënimi ajror në formën e një rrjeti të integruar të mbrojtjes ajrore dhe nën drejtimin dhe planifikimin operacional të bazës së mbrojtjes ajrore të vendit.  Gjeneral Brigade Faraxhpour mbi këtë stërvitje të përbashkët, tha se oficerët e trupave të gardës revolucionare islamike dhe ushtrisë iraniane punuan krah për krah në qendrat e komandës së operacioneve të përbashkëta të rajonit, në fushën e vërtetë të betejës dhe kundër kërcënimeve ajrore nën drejtimin operativ dhe kontrollin e bazës së mbrojtjes ajrore të vendit dhe mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të vlerësuesve. Zëdhënësi i stërvitjes “Mbrojtja Ajrore e Mbrojtësve të qiellit të Vilajetit- 99 " gjithashtu iu referua kryerjes së fluturimeve të zbulimit dhe monitorimit nga dronët dhe mjetet ajrore pa pilot të gardës revolucionare dhe ushtrisë iraniane në zonën e përgjithshme të stërvitjes. Dronët që do të përdoren, janë plotësisht autoktonë dhe prodhohen nga profesionistët e rinj të angazhuar iranianë në forcat e armatosura dhe industritë e mbrojtjes.