Bisedë telefonike e presidentëve të Iranit dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100929-bisedë_telefonike_e_presidentëve_të_iranit_dhe_turqisë
Presidenti i Iranit dhe ai i Turqisë në një bisedë telefonike theksuan zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2020 16:50 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e presidentëve të Iranit dhe Turqisë

Presidenti i Iranit dhe ai i Turqisë në një bisedë telefonike theksuan zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në bisedën telefonike që pati me Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe janë shembull i marrëdhënieve të mira mes fqinjëve dhe me këtë rast ai kërkoi zbatimin sa më të shpejtë të marrëveshjeve të arritura mes Iranit dhe Turqisë kryesisht në fushën e tregtisë dhe atë të bankave. Presidenti Ruhani gjithashtu përballjen me terrorizmin në rajon e konsideroi një çështje tepër të rëndësishme dhe shtoi se grupet terroriste mund të jenë një kërcënim i madh për rajonit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një pjesë tjetër të bisedës së tij me homologun turk foli mbi krizën në rajonin Nagorni Karabak dhe shprehu nevojën për ruajtjen e sigurisë në kufijtë e Iranit me Azerbajxhanin dhe Armeninë dhe tha se rrugëzgjidhja nuk është lufta por dialogu mes palëve. Presidenti i Turqisë nga ana e tij në këtë bisedë telefonike tha se Irani është një vend fqinj dhe mik i Turqisë dhe tha se Turqia mbështet Iranin në përballje me sanksionet e njëanshme të Amerikës dhe është vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ashtu si në të kaluarën. Erdogan bashkëpunimin me Iranin në luftën kundër terrorizmit e cilësoi faktor të rëndësishëm për vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë.