Khatibzade: Qëndrimet e autoriteteve të Francës shkaktojnë vetëm përçarje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100976-khatibzade_qëndrimet_e_autoriteteve_të_francës_shkaktojnë_vetëm_përçarje
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se qëndrimi i papranueshëm dhe i paarsyeshëm i autoriteteve franceze në lidhje me ofezat ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. shkakton vetëm përçarje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 24, 2020 14:34 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Qëndrimet e autoriteteve të Francës shkaktojnë vetëm përçarje

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se qëndrimi i papranueshëm dhe i paarsyeshëm i autoriteteve franceze në lidhje me ofezat ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. shkakton vetëm përçarje.

Presidenti francez Emmanuel Macron së fundi në një deklaratë të paturpshme, ka deklaruar se France do të vazhdojë të publikojë karikaturat ofenduese kundër Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e shtunë ka dënuar vazhdimin e inatosur të veprimeve ofenduese kundër personalitetit të Profetit të Nderuar të Islamit s.a.v.s në Francë që për fat keq në disa raste këto ofendime po bëhen edhe me mbështetjen e autoriteteve zyrtare, ndërsa ka thënë: "Ofendimi ndaj vlerave islame dhe bindjeve të myslimanëve është i papranueshëm dhe i refuzuar. Me padyshim veprimet e papranueshme dhe të dhunshme që kryen nga individë të veçantë ekstremist që burojnë nga një lloj i të menduarit ekstremist dhe radikal në botën islame dhe rastësisht drejtuesit e këtyre mendimeve janë partnerë politik të afërt të shteteve perëndimore dhe Amerikës, në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen arsyetim për ofendimin e një personaliteti të shenjtë që respektohet nga mbi 1.8 miliardë myslimanë në botë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Me padyshim se qëndrimi i papranueshëm dhe i paarsyeshëm i autoriteteve franceze nuk është përgjigje e përshtatshme dhe e matur ndaj këtij lloj ekstremizmi dhe dhunës, por vetëm do të shtojë edhe më tepër përçarjet".