Irani: Regjimi sionist t’i japë fund arrestimeve dhe burgosjeve të paligjshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i100996-irani_regjimi_sionist_t’i_japë_fund_arrestimeve_dhe_burgosjeve_të_paligjshme
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar në lirimin e Maher Al-Akhras, të burgosurit palestinez, nga burgjet e regjimit sionist dhe ka deklaruar se pushtuesit duhet t’i japin fund arrestimeve dhe burgosjes së paligjshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 25, 2020 09:54 Europe/Tirane
  • Irani: Regjimi sionist t’i japë fund arrestimeve dhe burgosjeve të paligjshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar në lirimin e Maher Al-Akhras, të burgosurit palestinez, nga burgjet e regjimit sionist dhe ka deklaruar se pushtuesit duhet t’i japin fund arrestimeve dhe burgosjes së paligjshme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit të dielën në një mesazh të publikuar në Twitter, vuri në dukje grevën e urisë së Maher Al-Akhras, të burgosurit palestinez në burgjet e regjimit sionist dhe ka shkruar: “Ka tre muaj që Maher Al-Akhras pa kurrfarë akuze po qëndron në burgjet e regjimit sionist dhe pavarësisht grevës së urisë së tij dhe protestave ndërkombëtare, regjimi izraelit nuk ka pranuar t’i jap fund burgosjes së paligjshme të këtij të burgosur palestinez”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka theksuar: “Pushtuesit duhet t’i japin fund arrestimeve dhe burgosjeve të paligjshme. Akhras dhe qindra palestinezë të tjerë që janë arrestuar në mënyrë të paligjshme, duhet të lirohen”.