Zarif: SHBA, 244 vjet ekzistencë, 220 vjet në luftë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101031-zarif_shba_244_vjet_ekzistencë_220_vjet_në_luftë
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë kaluar pjesën më të madhe të historisë së tyre në luftë dhe nuk hezitojnë të bëjnë luftëra ekonomike dhe ushtarake kundër atyre që nuk i nënshtrohen tekave të Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2020 16:22 Europe/Tirane
  • Zarif: SHBA, 244 vjet ekzistencë, 220 vjet në luftë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë kaluar pjesën më të madhe të historisë së tyre në luftë dhe nuk hezitojnë të bëjnë luftëra ekonomike dhe ushtarake kundër atyre që nuk i nënshtrohen tekave të Amerikës.

Zarif i bëri komentet në një postim të hënën përpara një fjalimi në OKB me rastin e 75 vjetorit të themelimit të këtij organizmi botëror. Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara i kanë kaluar në luftë 220 vjet të historisë së tyre 244-vjeçare, diplomati më i lartë i Iranit i kërkoi organit botëror të marrë masa për "të kontrolluar nikoqirin e tij". "OKB duhet të përmbajë nikoqirin e saj, i cili kaloi 220 vite të historisë së tij 244-vjeçare në luftë, dhe që nga viti 1945 humbi 39 luftëra ushtarake dhe 120 luftëra ekonomike kundrejt kujtdo që refuzon t'u nënshtrohet tekave të tij," shtoi Ministri i Jashtëm i Iranit.