Erakçi viziton kufijtë e Iranit me Armeninë dhe Azerbajxhanin
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka vizituar kufijtë e Republikës Islamike të Iranit me Armeninë dhe Azerbajxhanin.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë ka shkuar në pjesën veriperëndimor të Iranit dhe ka vizituar zonat kufitare të Republikës Islamike të Iranit me Armeninë dhe Azerbajxhanit.
Erakçi gjatë kësaj vizite deklaroi: "Republika Islamike e Iranit mbi lumin kufitar Aras ka objekte dhe infrastrukturë të rëndësishme ujore dhe elektrike. Prandaj, për Republikën Islamike të Iranit siguria e zonave kufitare, digave dhe objekteve të infrastrukturës në zonat kufitare është shumë e rëndësishme dhe gjatë luftimeve që po zhvillohen në rajonin Nagorno Karabak mes Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit nuk duhet të godasin ose të dëmtojnë këto objekte, sepse veprime të tilla nuk do t'i lejojmë në asnjë mënyrë".