Irani përforcon mbrojtjen ajrore afër kufirit veriperëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101067-irani_përforcon_mbrojtjen_ajrore_afër_kufirit_veriperëndimor
Kryekomandanti i Ushtrisë së Iranit ka thënë se Republika Islamike ka forcuar mbrojtjen e saj ajrore pranë kufirit veriperëndimor mes luftimeve të vazhdueshme mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 27, 2020 19:25 Europe/Tirane
  • Irani përforcon mbrojtjen ajrore afër kufirit veriperëndimor

Kryekomandanti i Ushtrisë së Iranit ka thënë se Republika Islamike ka forcuar mbrojtjen e saj ajrore pranë kufirit veriperëndimor mes luftimeve të vazhdueshme mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabakut.

Gjeneralmajor Abdolrahim Musavi, i cili gjithashtu komandon Shtabin e Mbrojtjes Ajrore të Iranit, e bëri deklaratën të martën ndërsa luftimet vazhduan midis forcave azere dhe armene në rajonin e Nagorni-Karabakut, pavarësisht tre përpjekjeve për të vendosur një armëpushim. "Terroristët takfiristë të ISIS-it dhe sionistët janë elementë të padëshiruar në të gjithë botën dhe prania e tyre në çdo vend do të shkaktojë pasiguri dhe urrejtje," tha Musavi. Ai shtoi se Ushtria e Iranit ka forcuar njësitë e Mbrojtjes Ajrore në veriperëndim të vendit dhe madje mund të vendosë më shumë forca në rajon nëse është e nevojshme në mënyrë që të ruajë paqen për banorët e zonave kufitare. "Respektimi i integritetit territorial të vendeve dhe mbrojtja e kufijve zyrtarë ndërkombëtarë janë ndër parimet tona të njohura, tha komandanti i Ushtrisë së Iranit duke shtuar: "Ne nuk do të tolerojmë asnjë ndryshim në këta kufij dhe kemi qenë dhe jemi kundër këtij veprimi."