Konflikti në Karabak, komandanti iranian thekson vijën e kuqe të Iranit
Me konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë që ka hyrë në javën e tij të gjashtë, një komandant i lartë iranian deklaroi se Forcat Tokësore të Ushtrisë së Iranit nuk kanë asnjë vijë të kuqe tjetër, përveç sigurisë kombëtare të Republikës Islamike.
Gjeneral brigade Kiumars Heidari, komandanti i Forcave Tokësore të Ushtrisë së Iranit tha se nuk do të tolerohet asnjë ndryshim gjeopolitik në rajon. Ai në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA) të martën deklaroi se Forcat Tokësore do të dërgojnë më shumë trupa në rajonin kufitar nëse është e nevojshme dhe shtoi: "Duke pasur parasysh përpjekjet politike dhe ushtarake të bëra deri më tani, nuk ka pasur asnjë kërcënim për kufijtë iranianë." Gjeneral Heidari paralajmëroi armiqtë se atyre nuk do t'u jepej asnjë për të marrë frymë afër kufijve të Iranit. "Armiku duhet ta dijë që ne nuk do t'i japim asnjë hapësirë për frymëmarrje afër kufijve të Iranit," paralajmëroi komandanti i Forcave Tokësore të Ushtrisë së Iranit.