Turneu i Zarif në Amerikën Latine demonstron diplomacinë aktive të qeverisë iraniane
(last modified Fri, 06 Nov 2020 07:00:58 GMT )
Nëntor 06, 2020 08:00 Europe/Tirane
  • Turneu i Zarif në Amerikën Latine demonstron diplomacinë aktive të qeverisë iraniane

Diplomacia e Republikës Islamike të Iranit, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të interesave kombëtare, vazhdon rrugën e saj pavarësisht presioneve të Uashingtonit. Sot, ne jemi dëshmitarë të performancës pozitive të qeverisë iraniane në fushën e politikës së jashtme, jo vetëm në rajon, por në të gjithë botën.

Diplomacia e Republikës Islamike të Iranit, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të interesave kombëtare, vazhdon rrugën e saj pavarësisht presioneve të Uashingtoni, ashtu sic sot, ne jemi dëshmitarë të masave pozitive të qeverisë iraniane në fushën e politikës së jashtme, jo vetëm në rajon, por në të gjithë botën. Turneu i Muhamed Xhavad Zarif në Amerikën Latine dhe prania e tij në vende të rëndësishme të rajonit tregojnë se Republika Islamike e Iranit nuk ka ndaluar së lëvizuri në kulmin e tensioneve dhe sistemin e sanksioneve të Trump dhe po ndjek interesat e saj ekonomikë dhe politikë në çdo pjesë të botës. Kështu, megjithëse hapi i parë i Zarif është të marrë pjesë në inaugurimin e presidencës Boliviane, ai ka një kuptim përtej kësaj. Amerika Latine është oborri privat i Amerikës dhe Uashingtoni nuk pranon të ndajë interesat e tij me fuqitë e jashtme. Nga ana tjetër, Irani po përballet me sistemin më të rëndë të sanksioneve të Trump dhe Trump po përpiqet të zvogëlojë eksportet dhe importet e Iranit në një kuptim të saktë në nivelin zero dhe t'i heqë Iranit fuqinë e diplomacisë dhe politikës së jashtme. Trump planifikon të mobilizojë bashkësinë ndërkombëtare kundër Iranit përmes një politike sanksionesh dhe ndëshkimesh. Izolimi i Iranit është qëllimi dhe strategjia kryesore e administratës Trump. Sot, kur një diplomat i rangut të lartë iranian merr pjesë në inaugurimin e presidentit bolivian, është më shumë se çdo gjë tjetër një shenjë e dështimit të Trump për të izoluar Iranin. Qëllimet politike kërkojnë të hapin rrugën për forcimin e ndërveprimeve ekonomike të Iranit me fuqitë e rëndësishme në rajon. Sot, Irani dhe Amerika Latine kanë ndërveprime serioze në një sërë çështjesh ekonomike dhe tregtare. Sipas raporteve të fundit, Irani është një destinacion për eksportet e mishit, orizit, grurit, farërave të vajit dhe perimeve nga vendet kryesore të Amerikës Latine, ndërsa Irani eksporton arra, qilima, ilaçe dhe pajisje bujqësore në Bolivi dhe Venezuelë. Për më tepër, për shkak të potencialit të lartë teknologjik të Iranit në fushën e ndërtimit të digave, ndërtimit të objekteve dhe infrastrukturës, si dhe industrisë së qumështit, prodhuesit aktivë në këtë fushë janë aktivë edhe në këto vende. Rëndësia e lidhjeve strategjike tregtare dhe ekonomike të Iranit dhe Amerikës Latine, duke pasur parasysh situatën ekonomike dhe tregtare të Iranit dhe vendeve të Amerikës Latine është një fakt i pamohueshëm. Irani kë dërguar disa dërgesa nafte me anije të mëdha në Venezuelë që vuante nga mbarimi i karburantit dhe kjo masë u mirëprit shumë nga qeveria dhe populli i Venezuelës. Duke pasur parasysh vëllimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Iranit dhe vendeve të Amerikës Latine, marrëdhëniet midis dy vendeve do të shkojnë drejt zgjerimit dhe miqësisë së mëtejshme, pavarësisht nga sabotimi dhe frika e sajuar nga Trump.

Tags