Zarif takohet me zyrtarë të Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101292-zarif_takohet_me_zyrtarë_të_venezuelës
Në një mesazh në Twitter, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit paraqiti një raport mbi takimet dhe fjalimin e tij në Venezuelë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2020 04:31 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me zyrtarë të Venezuelës

Në një mesazh në Twitter, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit paraqiti një raport mbi takimet dhe fjalimin e tij në Venezuelë.

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif të Premten në mëngjes postoi fotografi të takimeve të tij në Karakas, duke shkruar: Në Venezuelë unë u takova me Presidentin Nicolas Maduro, Zëvendës Presidentin Delcy Rodríguez, Ministrin e Jashtëm Jorge Arreaza, gjithashtu me ministra të tjerë me të cilët bisedova për të zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe. Zarif shtoi:" Unë gjithashtu fola në Institutin Samuel Robinson mbi taktikat e frikësimit të SHBA-Perëndimit, që janë një përpjekje për të ndaluar rrugën historike në botën post-perëndimore. Ditën e enjte Zarif në një takim të përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Venezuelës Jorge Ariza në Karakas, vlerësoi rezistencën e Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro ndaj fushatës së SH.B.A.-së për ta rrëzuar atë, duke thënë "epoka e hegjemonisë perëndimore ka mbaruar". Gjatë vizitës në Karakas Ministri i Jashtëm iranian u takua me Presidentin e Venezuelës dhe u mirëprit ngrohtësisht nga Maduro. Zarif do të udhëtojë në Kubë dhe Bolivi pas Venezuelës. Në fazën e fundit të programit të tij në Karakas, Zarif mbajti një intervistë me rrjetin e lajmeve "Tele Sur" të Venezuelës ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme në lidhje me qëllimin e vizitës së tij, zgjedhjet presidenciale të SHBA, sanksionet e njëanshme të SHBA kundër Iranit dhe Venezuelës dhe martirizimin e gjeneralit Kasem Sulejmani komandantin e forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Karakas të Mërkurën arriti në kryeqytetin Venezuelës që është destinacioni i parë të turnet të tij në Venezuelë, Kubë dhe Bolivi. Pas Venezuelës, ministri Zarif do të udhëtojë në Kubë dhe Bolivi.