Zarif mbërrin në Havana pas bisedimeve të gjera në Karakas
(last modified Fri, 06 Nov 2020 18:55:46 GMT )
Nëntor 06, 2020 19:55 Europe/Tirane
  • Zarif mbërrin në Havana pas bisedimeve të gjera në Karakas

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka mbërritur në kryeqytetin kuban të Havanas në fazën e dytë të një turneu në Amerikën Latine, i cili më herët e çoi atë në Venezuelë dhe pritet të përfundojë në Bolivi.

Në udhëtimin e tij në Kubë, Zarif është planifikuar të takojë homologun e tij kuban si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Kubës për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. Zarif mbërriti në Havana pas një udhëtimi në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, ku u takua me Presidentin Nicolas Maduro, Ministrin e Jashtëm Jorge Arreaza dhe Zëvendëspresidentin Delcy Rodríguez. Presidenti Venezuelës më vonë shkroi në Twitter se ishte një "kënaqësi" për të që të priste z. Zarif në Karakas. Ai tha se vizita e Zarif "ratifikon frymën e palëkundur të marrëdhënieve strategjike të bashkëpunimit dhe solidaritetit midis Iranit dhe Venezuelës".

 

Tags