Zarif takohet me ministrin e jashtëm kubanez në Havana
(last modified Sat, 07 Nov 2020 06:53:49 GMT )
Nëntor 07, 2020 07:53 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me ministrin e jashtëm kubanez në Havana

Ministri i Jashtëm iranian, i cili është në Kubë për një vizitë zyrtare, u takua me Ministrin e Jashtëm kubanez Bruno Rodriguez.

Sipas IRNA, të dy palët diskutuan zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat politike, ekonomike dhe ndërkombëtare. Mbështetja e të dy vendeve për çështjen palestineze, bashkëpunimi dypalësh në fushat e energjisë, nanoteknologjisë dhe bioteknologjisë, si dhe koordinimi midis dy vendeve për çështje që lidhen me Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme ishin midis çështjeve të diskutuara nga ministrat e jashtëm iranian dhe kubanez. Më herët, Ministri i Jashtëm iranian vizitoi dy qendra studimore mjekësore dhe farmaceutike në Havana, përfshirë Qendrën CEA për Studime të Avancuara dhe Qendrën CIGB për Inxhinierinë Gjenetike dhe Bioteknologjinë. Gjatë vizitës së Muhamed Xhavad Zarif, drejtuesit dhe drejtorët e dy qendrave shpjeguan përparimin e bërë në prodhimin e vaksinave të ndryshme, veçanërisht të vaksinës Covid 19. Drejtorët e Ministrisë së Shëndetësisë së Kubës dhe Qendrës Bio Pharma të Kubës gjithashtu shpjeguan procesin e prodhimit të llojeve të ndryshme të vaksinave dhe bashkëpunimin e Bio Pharma të Kubës me Institutin Pastour të Iranit. Gjatë kësaj vizite, pala kubane njoftoi gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me palën iraniane në fusha të specializuara.

Tags