Zarif takohet me presidentin e zgjedhur të Bolivisë
(last modified Sun, 08 Nov 2020 07:03:48 GMT )
Nëntor 08, 2020 08:03 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me presidentin e zgjedhur të Bolivisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, i cili po viziton Bolivinë, u takua me Presidentin e zgjedhur të këtij vendi.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif u takua me Presidentin e zgjedhur Bolivian Luis Araze dhe Zëvendës Presidentin e tij David Choquehuanca dhe i përgëzoi ata dhe popullin Bolivian për fitoren e tyre. Në këtë takim, Luis Araze gjithashtu falënderoi Ministrin e Jashtëm iranian për pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit të Presidentit Bolivian dhe tha se: "Vendi i tij synon të përmirësojë marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit". Zarif dhe Araze diskutuan gjithashtu marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe mënyrat për t'i zgjeruar ato. Ministri i Jashtëm iranian mbërriti në La Paz të shtunën në mbrëmje për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Bolivian, ku u takua me Kryetarin e Parlamentit Bolivian. "Është e jashtëzakonshme të shohësh entuziazmin e popullit Bolivian në festimin e rivendosjes së lirisë dhe demokracisë së tij," shkroi ai. Ministri i Jashtëm iranian më herët përpara se të vizitonte Bolivinë kishte vizituar Kubën dhe Venezuelën.

Tags