Ruhani: Politika e dëmshme e Trump u kundërshtua edhe nga populli amerikan
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe tha se politika e dëmshme dhe e gabuar e qeverisë së Trump u kundërshtuar jo vetëm nga qytetarët e të gjithë botës, por edhe ajo u kundërshtua edhe nga vetë qytetarët e Amerikës.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në mbledhjen e shtabit për koordinim ekonomik të Qeverisë së Iranit, shtoi: “Tani është krijuar një rast për qeverinë e Amerikës që të kompensojë gabimet e kaluara dhe duke respektuar normat dhe ligjet ndërkombëtare, të kthehet në rrugën e zbatimit të zotimeve ndërkombëtare. Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka zbatuar zotimet e veta në rast të respektimit të përgjegjshëm nga ana të gjitha palëve të zotuara, ndërsa bashkëpunimin konstruktiv me botën e konsideron strategji të veten”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar fitoren e rezistencës së popullit të Iranit në luftën ekonomike të imponuar nga ana e shtetit amerikan, shtoi: “Populli i Iranit me rezistencën e vet heroike përball luftës së imponuar ekonomike, ka vërtetuar se politika e presionit maksimal të Amerikës është e dënuar të dështojë”.
Ruhani theksoi se tani ka ardhur koha që nën hijen e bashkëpunimit dhe integrimit të Iranit dhe vendeve fqinjë, të ngrihet siguria dhe zhvillimi në rajon ndërsa rruga e stabilitetit dhe zhvillimit të Iranit të vazhdohet me forcë dhe dinamizëm sa më të shpejtë”.