Dështojnë politikat e presionit maksimal të Amerikës kundër Iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se politika e presionit maksimal të Amerikës kundër Iranit ka dështuar.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa'id Khatibzade duke folur për zhvillimet më të fundit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar dhe zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe humbjen e Donald Trump përball Biden, deklaroi: "Autoritetet amerikane ka shumë kohë që e dinë se politikat e tyre kundër Iranit kanë dështuar dhe politika e presionit maksimal e tyre ndaj Iranit nuk ka sjell kurrfarë rezultati. Politika e Iranit nuk ndryshon me shkuarjen dhe ardhjen e personave në Shtëpinë e Bardhë. Amerika duhet të pendohet dhe t'i japë fund luftës ekonomike kundër Iranit".
Sa'id Khatibzade në lidhje me luftimet në rajonin Karabak mes Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë, deklaroi: "Irani synon të gjejë një rrugëzgjidhje të qëndrueshme për zgjidhjen e krizës në rajonin Nagorno Karabak dhe për këtë ka prezantuar një plan të bazuar mbi ligjet ndërkombëtare".
Në lidhje me marrëdhëniet e Iranit dhe Sirisë, Khatibzade tha se marrëdhëniet e Teheranit dhe Damaskut sidomos gjatë disa viteve të fundit kanë qenë marrëdhënie të veçanta dhe Irani me kërkesë të qeverisë së Sirisë, ka dërguar instruktorë ushtarakë në këtë vend dhe ka ofruar ndihmën më të madhe për të mposhtur grupet takfiriste terroriste në Siri".
Në lidhje me zhvillimet e fundit në Irak dhe sulmet kundër forcave Hashd Sha'bi të Irakut dhe komplotin që po bëhet për ndarjen territoriale të Irakut, Khatibzade tha: "Integriteti territorial i Irakut është vijë e kuqe e Iranit dhe populli i Irakut nga aspekti historik dhe kulturor dhe civilizues është i afërt me popullin e Iranit dhe ne kemi detyrë historike që t'i ruajmë dhe zgjerojmë këto marrëdhënie".
Khatibzade në lidhje me zhvillimet në Jemenit tha se Irani që nga dita e parë me seriozitet ka kundërshtuar rrugëzgjidhjen ushtarake për Jemenin, mirëpo për fat të keq Arabia Saudite me një koalicion tërësisht të improvizuar, për pesë vite me radhë po vret popullin e Jemenit dhe me mbështetjen e disa shteteve evropiane dhe sidomos Amerikës, ka shkatërruar infrastrukturën e Jemenit".