Sot, Zarif takohet me zyrtarë të lartë pakistanezë
(last modified Tue, 10 Nov 2020 06:59:45 GMT )
Nëntor 10, 2020 07:59 Europe/Tirane
  • Sot, Zarif takohet me zyrtarë të lartë pakistanezë

Të Mërkurën, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë për çështje bilaterale dhe rajonale me homologun e tij pakistanez, Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Kryeministrin e Pakistanit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Muhamed Xhavad Zarif" në prag të vizitës së tij në "Islamabad", kryeqytet i Pakistanit të hënën në mbrëmje në Twitter, njoftoi se: Bisedimet e nivelit të lartë për çështje bilaterale dhe rajonale do të mbahen me funksionarë si "Shah Mahmud Kureshi", Ministri i Punëve të Jashtme, Gjenerali "Bajva". "Takimet do të zhvillohen të Martën në Pakistan pas përkujtimit të Iqbal Lahori si studiuesi i madh i botës islamike, një poet ndërkombëtar dhe një promovues i palodhur i unitetit mysliman," tha Zarif. Zarif do të udhëtojë në Pakistan të Martën më 9 nëntor për një vizitë dy-ditore. Ditëlindja e Mohammad Iqbal Lahori, një poet dhe mendimtar mysliman pakistanez, është quajtur Dita e Iqbal. "Iqbal Lahori" është shumë i popullarizuar në mesin e vendeve persiane, duke përfshirë Iranin, për shkak të poezive të tij në gjuhën perse.  

Tags