Zarif takohet dhe bisedon me komandantin e ushtrisë së Pakistanit
(last modified Wed, 11 Nov 2020 13:05:43 GMT )
Nëntor 11, 2020 14:05 Europe/Tirane
  • Zarif takohet dhe bisedon me komandantin e ushtrisë së Pakistanit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në ditën e dytë të vizitës së tij në Islamabad ka zhvilluar një vizitë në selinë komanduese të forcave të armatosura të Pakistanit dhe ka biseduar me komandantin e ushtrisë së këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e mërkurë në takim me Qamar Jawed Bajwa, komandantin e ushtrisë së Pakistanit, ka biseduar në lidhje me terrorizmin, forcimin e bashkëpunimeve kufitare, mbrojtëse dhe për zgjerimin e bashkëpunimeve ushtarake mes të dy vendeve fqinjë.

Ministri i jashtëm i Iranit dhe komandanti i ushtrisë së Pakistanit gjithashtu kanë diskutuar edhe zhvillimet më të fundit të sigurisë në rajon sidomos situatën në Afganistan.

Zarif dhe Bajwa kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve të gjithanshme mes Iranit dhe Pakistanit sidomos në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes së kufijve që quhen “kufijtë e paqes dhe miqësisë së të dy vendeve”.

 

Tags