Zarif takohet me Kryeministrin e Pakistanit
(last modified Wed, 11 Nov 2020 18:57:21 GMT )
Nëntor 11, 2020 19:57 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me Kryeministrin e Pakistanit

Ministri i Jashtëm iranian dhe Kryeministri pakistanez diskutuan partneritetin drejt promovimit të paqes dhe stabilitetit rajonal, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë për të ndihmuar vendosjen e sigurisë në Afganistan.

Muhamed Xhavad Zarif, i cili ndodhet në Islamabad për një vizitë zyrtare, të Mërkurën u takua dhe zhvilloi bisedime me Imran Khan, gjatë së cilës ata gjithashtu theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh Teheran-Islamabad dhe bashkëpunimit për çështjet rajonale. Të dy palët gjithashtu bënë thirrje për përpjekje të përbashkëta për të kundërshtuar islamofobinë, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të botës myslimane dhe forcimin e marrëdhënieve midis tyre. Ata gjithashtu shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet Iran-Pakistan dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, veçanërisht forcimin e shkëmbimeve ndërkufitare. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e mërkurë në takim me Shah Mahmood Qureshi, ministri i punëve të jashtme të Pakistanit, vuri në dukje interesat e thella historike dhe kulturore të të dy vendeve dhe tha se Irani është i gatshëm për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Pakistanin. Muhamed Xhavad Zarif duke kujtuar vendimin e Republikës Islamike të Iranit për zgjerimin dhe zhvillimin e korridoreve kufitare me Pakistanin, ka mirëpritur vendimin e qeverisë pakistaneze për hapjen e tregjeve të reja kufitare për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare mes të dy vendeve dhe deklaroi gatishmërinë e Teheranit për arritjen e një marrëveshje në lidhje me metodat e reja për shkëmbimet tregtare. Shah Mahmood Qureshi gjithashtu në këtë takim e ka quajtur Iranin si një vend i rëndësishëm mik dhe fqinjë për Pakistanin dhe njoftoi masat dhe veprimet e reja të qeverisë së Islamabadit për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me Iranin.

 

Tags