Ruhani: Presioni maksimal po kalon fazën e fundit të periudhës së vet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101444-ruhani_presioni_maksimal_po_kalon_fazën_e_fundit_të_periudhës_së_vet
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika e presionit maksimal tani po kalon fazën e fundit të periudhës së vet dhe populli i Iranit së shpejti do të shikojë rezultatin e qëndresës dhe rezistencës së vet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 12, 2020 14:53 Europe/Tirane
  • Ruhani: Presioni maksimal po kalon fazën e fundit të periudhës së vet

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se politika e presionit maksimal tani po kalon fazën e fundit të periudhës së vet dhe populli i Iranit së shpejti do të shikojë rezultatin e qëndresës dhe rezistencës së vet.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte një ceremoni për përurimin e projekteve shëndetësore dhe arsimore që u zhvilluar me anë të videokonferencës, ka thënë: “Të gjithë shenjtat e Amerikës dhe Evropës dhe të rajoneve të tjera të botës tregojnë se bota e ka kuptuar se politika e presionit maksimal nuk jep rezultat dhe tani presioni maksimal po kalon fazën e fundit të periudhës së vet dhe populli i Iranit me rezistencën e vet do t’i gëzohet rezultateve të mira të përpjekjes dhe punës së vet”.

Ruhani në vazhdim u shpreh optimist se me përpjekjet e të gjitha aparateve shtetërore dhe me unitetin e qytetarëve, Republika Islamike e Iranit do të tejkalojë krizën e pandemisë Covid-19 dhe rrethanat e vështira të krijuara si rezultat i sanksioneve të padrejta dhe të paligjshme të armiqve”.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj ceremonie presidenti iranian ka përuruar 550 projekte kombëtare në sektorin e arsimit dhe tre projekte në sektorin e shëndetësisë provincat Kerman, Kum dhe Khorasan.