Përgjigja e Iranit ndaj pretendimit të përfaqësuesit saudit në OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101485-përgjigja_e_iranit_ndaj_pretendimit_të_përfaqësuesit_saudit_në_okb
Arabia Saudite kundërshtoi përfshirjen e çështjes së marrëveshjes bërthamore në deklaratën e ministrave të G77.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2020 05:29 Europe/Tirane
  • Përgjigja e Iranit ndaj pretendimit të përfaqësuesit saudit në OKB

Arabia Saudite kundërshtoi përfshirjen e çështjes së marrëveshjes bërthamore në deklaratën e ministrave të G77.

Në kohën kur në deklaratën përfundimtare të  gripit G77 dhe Kinës u përmend çështja e sanksioneve kundër Iranit, ambasadori i Arabisë saudite në OKB në shenjë proteste ndaj përfshirjes së marrëveshjes bërthamore në deklaratën e ministrave të këtij grupi, pretendoi se marrëveshja bërthamore në realitet është një deklaratë politike e Irani që vite më parë me padrejtësi është injektuar në deklaratën e ministrave të grupit G77 dhe nuk është e nevojshme që një konfirmim i tillë të vazhdojë nga ministrat e këtij grupi. Ali Haxhilari konsulli i përfaqësisë së përhershme të Iranit në pranë OKB në përgjigje të pretendimeve të ambasadorit saudit në OKB ka thënë se është me të vërtetë për tu habitur që ambasadori saudit pretendon se paragrafi lidhur me marrëveshjen bërthamore është injektuar në deklaratë me presionin e Iranit ndërkohë që në kohën kur ky paragraf sipas tij ishte duke u injektuar në deklaratë me presionin e Iranit, ai ishte i pranishëm dhe nuk protestoi aspak. Haxhilari lidhur me pretendimin e Arabisë Saudite se marrëveshja bërthamore nuk ka aspak lidhje me deklaratën e grupit G77 tha se një pretendim i tillë është ofendim për të gjithë ministrat e jashtëm të grupit në fjalë, sepse kjo dot ë thotë se 140 ministra të jashtëm nuk kanë arritur të kuptojnë se marrëveshja bërthamore nuk ka lidhje me deklaratën dhe është vetëm Arabia Saudite që e ka kuptuar këtë fakt. Ministrat e jashtëm të grupit G77 dhe Kina ditën e enjte me anë të një deklarate kanë kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve të njëanshme kundër Iranit. Ministrat e jashtëm të grupit G77 dhe kina gjithashtu shprehën mbështetjen për marrëveshjen bërthamore dhe theksuan se kjo marrëveshje është një shembull i fuqishëm i shumanshmërisë në përballje me problemet e botës. Grupi77 dhe Kina me 136 anëtar është një prej organeve më të fuqishme dhe më të mëdha në OKB.