Forcat kufitare të Iranit zmbrapsën një sulm terrorist
Në sfondin e tensioneve midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë të cilat vazhdojnë edhe pas armëpushimit të vendosur nga Rusia dhe ndërsa qindra terroristë janë instaluar tashmë nga Turqia në kufijtë veri-perëndimorë të Iranit, rojet kufitare iraniane zmbrapsën një sulm terrorist dhe parandaluan depërtimin e terroristëve përmes kufijve veriperëndimorë të vendit.
Përleshjet me terroristët e armatosur në kufijtë veriperëndimorë të Iranit u shkaktuan dëme të mëdha elementëve terroristë, por gjithashtu rezultuan në martirizimin e tre rojeve kufitare, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim. Incidenti vjen ndërsa autoritetet iraniane në mënyrë të përsëritur kanë paralajmëruar për kërcënimin e pranisë së terroristëve takfiristë të dërguar nga Turqia në zonat e luftës në Nagorni-Karabak. Komandanti i forcave tokësore të Iranit, gjeneral brigade Amir Hejdari, tha: “Forcat tona të armatosura, veçanërisht forcat tona tokësore, nuk do të lejojnë asnjë armik të ketë një mundësi për të sulmuar Iranin. "