Gjeneral Bagheri: Bashkëpunimi mbrojtës i Iranit dhe Irakut rezulton në siguri
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi se amerikanët synojnë të zhvillojnë dhe përhapin përsëri terroristët në rajonin e Lindjes së Mesme, prandaj bashkëpunimi i Teheranit dhe Bagdadit në fushën e mbrojtjes bëhet shkak për krijimin e një sigurie më të përshtatshme për Irakut.
Ministri i mbrojtjes së Irakut gjatë vizitës që po zhvillon në Teheran, u takua dhe ka biseduar me ministrin e mbrojtjes së Iranit.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Xhom’e Inad Sa’dun, ministri i mbrojtjes së Irakut, ditën e enjte në gjatë takimit që zhvilloi me Muhamed Bagheri, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, ka biseduar në lidhje me çështje të ndryshme me interes të të dy vendeve si lufta kundër terrorizmit, vendosja e sigurisë së qëndrueshme në rajon, rrugët për parandalimin e destabilizimit në rajon dhe shfrytëzimi i eksperiencave të çmuara dhe kapaciteteve teknologjike të Republikës Islamike të Iranit në fushën e mbrojtjes.
Gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, gjatë këtij takimi, vuri në dukje marrëdhëniet e gjera dhe të përbashkëtat historike të të dy vendeve dhe deklaroi: “Irani dhe Iraku kanë përgatitur një dokument për bashkëpunimet bilaterale i cili po kalon fazat e fundit dhe në një të ardhme të afërt, do të nënshkruhet nga të dy palët. Qëllimi i zhvillimit të këtij takimi është zgjerimi dhe forcimi i sigurisë në të dy vendet që natyrisht Iraku gjatë viteve të fundit është përballur me shumë komplote të ndryshme si sulmi i grupit terrorist ISIS”.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit gjithashtu vuri në dukje edhe bashkëpunimet e Iranit dhe Irakut në fushën e trajnimit, kryerjes së operacioneve dhe konsultimit dhe tha: “Për të luftuar kundër ISIS, instruktorët ushtarak të Republikës Islamike të Iranit kanë qenë të pranishëm përkrah luftëtarëve irakianë dhe Irani ka dhënë dëshmorë shumë të çmuar siç është gjeneral Kasem Solejmani në këtë rrugë”.