Ruhani: Rezistenca e popullit të Iranit po jep rezultate në luftën ekonomike
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duk vë në dukje luftën ekonomike të armiqve kundër popullit iranian, tha se rezistenca e popullit të Iranit gjatë më shumë se dy vite e gjysmë të luftës ekonomike të paparë përball armiqve të përbetuar, ka dhënë rezultate.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në mbledhjen e shtabit për koordinim ekonomik, duke theksuar vazhdimin e programeve për zhvillimin e vendit, progresin dhe rritjen e prodhimit dhe për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të shtresave të ndryshme, tha: “Pavarësisht komploteve të armiqve, qeveria e Iranit me mbështetjen dhe bashkëmendimin e qytetarëve, nuk lejoi që shtetet që kanë vendosur sanksioneve të realizojnë qëllimet e tyre dhe kështu krijoi kushtet për përmirësimin e kushteve ekonomike të qytetarëve iranianë”.
Ruhani gjithashtu pas paraqitjes së raportit të grupit punuese ekonomik në lidhje me pasojat e virusit Korona në gjendjen ekonomike dhe problemet e shkaktuara për arsye të mbylljes dhe pushimit të shumë bizneseve dhe punës në periudhën e re të vendosjes së kufizimeve, tha: “Qeveria e Iranit ka paraparë programe mbështetëse për grupet e qytetarëve dhe bizneseve që pësojnë si pasojë e mbylljes për shkak të masave të pandemisë Korona”.