Ruhani: Qeveria aktuale e Amerikës është një qeveri kriminele dhe terroriste
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje disa veprime destruktive dhe terrorizmin ekonomik të Uashingtonit kundër Teheranit gjatë viteve të fundit dhe tha se Qeveria aktuale e Amerikës është një qeveri kriminele dhe terroriste.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë tha: “Që nga koha kur qeveria aktuale e Amerikës është futur në luftë ekonomike me Iranin, Teherani është përballur me bllokadë ekonomike dhe e ka luftuar terrorizmin ekonomik të Amerikës. Irani gjatë viteve të fundit është përballur me politikën arrogante të qeverisë amerikane. Amerika në sektorin ekonomik ka ushtruar presion mbi popullin e Iranit, por ka dështuar në realizimin e qëllimit kryesor që ishte prishje e sigurisë dhe stabilitetit brenda në Iran. Kushtet ekonomike dhe sociale të Iranit po përmirësohen dhe Qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet e veta që këto rrethana të përmirësimit të vazhdojnë dhe të reduktohen problemet e qytetarëve”.
Ruhani në vazhdim vuri në dukje mbylljen dhe vendosjen e kufizimeve më të ashpra në qytete të cilët ndodhet në gjendje të kuqe për shkak të përhapjes së virusit Korona dhe bëri të ditur shpërndarjen e paketave të ndihmës ekonomike për një të tretën e qytetarëve. Ruhani shtoi: “Duke filluar nga dita e shtunë dhe me zbatimin e planit gjithëpërfshirës për zbatimin e kufizimeve më dinamike për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona, qytetet që ndodhen në gjendje të kuqe përveç në raste të urgjente, do të futen në gjendje të mbylljes ndërsa qytetet që kanë gjendje me ngjyrë portokalli do të futen në gjendje gjysmë të mbyllur”.