Anija luftarake “Shehid Rudeki” i bashkohet forcave detare të Gardës Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101614-anija_luftarake_shehid_rudeki_i_bashkohet_forcave_detare_të_gardës_revolucionare
Ceremonia e bashkimit të anijes luftarake me kapacitet lundrimi në oqeane “Shehid Rudeki” forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit u zhvillua me praninë e komandantit të përgjithshëm të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe disa funksionarëve shtetëror dhe ushtarakë në Bandarabas në jug të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2020 10:17 Europe/Tirane
  • Anija luftarake “Shehid Rudeki” i bashkohet forcave detare të Gardës Revolucionare

Ceremonia e bashkimit të anijes luftarake me kapacitet lundrimi në oqeane “Shehid Rudeki” forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit u zhvillua me praninë e komandantit të përgjithshëm të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe disa funksionarëve shtetëror dhe ushtarakë në Bandarabas në jug të Iranit.

Zyra për informim e Gardës Revolucionare të Iranit njoftoi se anija luftarake “Shehid Rudeki” me kapacitet lundrimi në oqeane është një lundrues i rëndë, shumë funksional dhe me rreze të larta veprimi u cuku ja potenciale për operimin e llojeve të ndryshme të helikopterëve, dronëve dhe sistemeve raketore, kundërajrore dhe sistemeve të radarëve.

Kjo anije luftarake me peshë 400 tonelata, ka gjetësi 150 metra dhe gjerësi 22 metra, ka sistem radarësh tredimensional, është e pajisur me sisteme raketore det-det, det-ajër, sistem komunikues të unifikuar dhe shumë të sofistikuar, si dhe sistemin raketor “3 Khordad”, ka kapacitetin për bartjen e helikopterëve, dronëve dhe lundruesve operative. Të gjitha këto pajisje janë prodhim vendor i Iranit dhe kjo anije e tëra është projektuar dhe prodhuar nga specialistët dhe ekspertët iranianë.

Anija e rëndë luftarake, informative dhe logjistike “Shehid Rudeki” është si një qytet detar i lëvizshëm e cila me të gjitha pajisjet dhe kushtet e nevojshëm është e gatshme të kryejë misione oqeanike për të garantuar sigurinë e qëndrueshme në rrugët ndërlidhëse detare dhe për të ndihmuar anijet e transportit detar dhe anijet e peshkimit të Republikës Islamike të Iranit dhe të vendeve të rajonit. Me bashkimin e kësaj anije luftarake të peshës së rënd i janë shtuar në masë të dukshme kapacitetet e forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit që nga sot fillon misioni marinarëve të Gardës Revolucionare të Iranit për të qenë të pranishëm edhe në ujërat e largëta.