Khatibzade: Lajmi për kontaktin e Erakçi me ekipin e Biden, është gënjeshtër
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka përgënjeshtruar lajmin për kontaktin e zv/ministrit të punëve të jashtme të Iranit me ekipin e Joe Biden, presidentit të zgjedhur të Amerikës dhe ka deklaruar se publikimi i lajmeve të rrejshme është një metodë e zakonshme e disa mediave, sidomos gjatë këtyre ditëve.
Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e premte ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga gazeta amerikane “New York Times” në lidhje me kontaktin e Abas Erakçi, zv/ministrit të punëve të jashtme të Iranit me ekipin e Joe Biden dhe e ka quajtur atë plotësisht gënjeshtër.
Vlen të theksohet se gazeta amerikane “New York Times” në një raport të saj duke cituar burime diplomatike, ka pretenduar se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, pas zgjedhjeve presidenciale të Amerikës, nëpërmjet disa ndërmjetësuesve, i ka dërguar këtë mesazh Joe Biden se Uashingtoni pasa se të fillojë çfarëdo lloj negociatash, pa kurrfarë parakushti duhet të kthehet në zbatimin e marrëveshjes bërthamore.