Iran, 475 persona humbin jetën nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101686-iran_475_persona_humbin_jetën_nga_virusi_korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 854.361 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 475 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 44.802 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 22, 2020 09:08 Europe/Tirane
  • Iran, 475 persona humbin jetën nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 854.361 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 475 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 44.802 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 13.053 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 854,361 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 475 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 44.802 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 603.445 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 5.796 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Ajo theksoi: “Deri më tani në Iran janë kryer 5.788.016 analiza për diagnostikimin e virusit Korona”.