Zarif takohet me përfaqësuesin e OKB për çështje të Sirisë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në takim me përfaqësuesin special të OKB për çështje të Sirisë, kritikoi sabotimet e disa vendeve në procesin e zgjidhjes politike të krizës së Sirisë dhe theksoi heqjen e sanksioneve të padrejta dhe të paligjshme kundër qeverisë dhe popullit të Sirisë, sidomos në kushtet e përhapjes së virusit Korona.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Geir Pedersen, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-s për çështje të Sirisë, i cili ka shkuar në Iran për t’u takuar dhe biseduar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit, dje (të shtunën) është takuar me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në këtë takim vuri në dukje sabotimet e disa shteteve në procesin e zgjidhjes politike të çështjeve të Sirisë dhe tha: “Gjatë viteve të kaluara u krijuan raste të përshtatshme për t’i dhënë fund krizës së Sirisë, mirëpo çdo herë këto raste janë përballur me përpjekje sabotuese të disa shteteve”.
Zarif gjithashtu ka theksuar nevojën për heqjen e sanksioneve të padrejta dhe të paligjshme kundër qeverisë dhe popullit të Sirisë sidomos në kushtet e pandemisë Korona.
Geir Pedersen në këtë takim vuri në dukje bashkëpunimet e Republikës Islamike të Iranit me OKB në zgjidhjen e krizës dhjetë vjeçare të Sirisë dhe ka theksuar rëndësinë e rolit të Iranit në këtë proces.