Zarif bisedon me homologun e tij suedez
(last modified Wed, 25 Nov 2020 07:47:09 GMT )
Nëntor 25, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Zarif bisedon me homologun e tij suedez

Në një bisedë telefonike me homologun e tij suedez, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ndërsa kritikoi paaftësinë e vendeve evropiane për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore, këshilloi qeverinë suedeze të mos sakrifikojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj për politikat shtrënguese të SHBA.

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif dhe Ministrja e Jashtme Suedeze, Ann Linde, të martën zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare, çështjet rajonale, çështjet e UNHCR-së dhe marrëdhëniet bilaterale dhe konsullore midis dy vendeve. Duke iu referuar sanksioneve të paligjshme dhe të padrejta të SH.B.A.-së kundër Republikës Islamike të Iranit, Zarif kritikoi paaftësinë e vendeve Evropiane për të përmbushur detyrimet e tyre nën marrëveshjen bërthamore dhe kërkoi që qeveria Suedeze të mos sakrifikojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj për politikat shtrënguese të SHBA. Bashkimi Evropian dhe Trojka Evropiane (Gjermani, Britani dhe Francë) kanë premtuar të mbështesin marrëveshjen pas tërheqjes së paligjshme të SH.B.A.-së nga marrëveshja bërthamore më 8 maj 2018, por deri më tani nuk ka pasur sukses në zbatimin në praktikë të hapave të premtuar për të mbështetur marrëveshjen. Në rrethana të tilla, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit njoftoi në 8 maj 2019, në përvjetorin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, se gradualisht do të zvogëlojë detyrimet e tij sipas neneve 26 dhe 36 të kësaj marrëveshje për të arritur një ekuilibër midis detyrimeve dhe të drejtave të Iranit.

Tags