69 qytete iraniane dalin nga gjendja e kuqe e pandemisë Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101789-69_qytete_iraniane_dalin_nga_gjendja_e_kuqe_e_pandemisë_korona
Zv/ministri i shëndetësisë së Iranit deklaroi se me vendosjen në zbatim të masave kufizuese për shkak të pandemisë Korona, nga gjithsej 89 qytete me gjendje të kuqe për shkak të virusit Korona, aktualisht 69 qytete janë në gjendje me ngjyrë portokalli dhe po e ndryshojnë gjendjen në të verdhë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 26, 2020 10:18 Europe/Tirane
  • 69 qytete iraniane dalin nga gjendja e kuqe e pandemisë Korona

Zv/ministri i shëndetësisë së Iranit deklaroi se me vendosjen në zbatim të masave kufizuese për shkak të pandemisë Korona, nga gjithsej 89 qytete me gjendje të kuqe për shkak të virusit Korona, aktualisht 69 qytete janë në gjendje me ngjyrë portokalli dhe po e ndryshojnë gjendjen në të verdhë.

Dr. Irexh Harirçi, zv/ministri i shëndetësisë së Iranit, të mërkurën në mbrëmje në një intervistë me kanalin informativ të televizionit iranian, tha: “Niveli i personave të infektuar dhe të shtruar në spital për shkak të virusit Korona po reduktohet në qytetet që ishin në gjendje të kuqe. Virusi Korona është problemi më i madh dhe më i frikshëm që ka goditur shoqërinë njerëzore në 100 vitet e fundit. Irani po lufton në dy fronte edhe në përballje me sanksionet e paligjshme edhe në përballje me pandeminë Korona dhe aktualisht pasojat e pandemisë Korona po përhapen në mënyrë të intensifikuar. Për shkak të sanksioneve të Amerikës, medikamentet dhe vaksina kundër gripit shpenzimet e të cilave i ka paguar Iranit, akoma nuk po lejohen të hyjnë në Iran”.

Harirçi njëkohësisht me këtë ka thënë se sigurimi i vaksinës kundër virusit Korona në Iran po ndiqet nëpërmjet tre rrugëve dhe shtoi: “Prodhimi iranian, blerja nga vendet e tjera dhe gjithashtu prodhimi i përbashkët me vendet e tjera janë në krye të prioriteteve të Iranit për sigurimin e vaksinës kundër virusit Korona”.