Fusha naftore “Azadegan” prodhon 400 mijë fuçi naftë në ditë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101792-fusha_naftore_azadegan_prodhon_400_mijë_fuçi_naftë_në_ditë
Ministri i naftës së Iranit deklaroi se fusha naftore “Azadegan” e Iranit prodhon 400 mijë fuçi naftë në ditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 26, 2020 10:41 Europe/Tirane
  • Fusha naftore “Azadegan” prodhon 400 mijë fuçi naftë në ditë

Ministri i naftës së Iranit deklaroi se fusha naftore “Azadegan” e Iranit prodhon 400 mijë fuçi naftë në ditë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bizhen Namdar Zangene, ministri i naftës së Iranit, ditën e enjte në ceremoninë e përurimit të njësisë së parë të paraprodhimit dhe përpunimit të naftës në vend në rajonin Karun në jugperëndim të Iranit, deklaroi: “Nxjerrja e naftës nga fushat naftore të përbashkëta ka rëndësi shumë të lartë për shkak të mbrojtjes së të drejtave të popullit të Iranit. Gjatë viteve të kaluara nxjerrja e naftës nga fusha naftore “Azadegan” ka qenë 70 mijë fuçi në ditë, por daj me zhvillimin e teknologjisë dhe me rritjen e kapacitetit, 700 mijë fuçi naftë në ditë nxjerrën nga kjo fushë naftore”.

Vlen të theksohet se fusha naftore “Azadegani Jugor” ndodhen në zonën kufitare mes Iranit dhe Irakut.