Irani miraton planin për sigurimin e uraniumit të pasuruar mbi 20%
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101915-irani_miraton_planin_për_sigurimin_e_uraniumit_të_pasuruar_mbi_20
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit me anë të një plani të miratuar, e kanë obliguar Agjencinë për Energji Atomike të Iranit për të prodhuar uranium të pasuruar mbi 20% për shfrytëzim në programet paqësore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2020 11:32 Europe/Tirane
  • Irani miraton planin për sigurimin e uraniumit të pasuruar mbi 20%

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit me anë të një plani të miratuar, e kanë obliguar Agjencinë për Energji Atomike të Iranit për të prodhuar uranium të pasuruar mbi 20% për shfrytëzim në programet paqësore.

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në seancën plenare të ditës së martë gjatë shqyrtimit të detajeve të planit për veprim strategjik për anulimin e sanksioneve dhe për mbrojtjen e interesave të kombit iranian, kanë miratuar nenin 1 të këtij plani.

Në bazë të nenit 1 të këtij plani, Agjencia për Energji Atomike të Iranit është obliguar që menjëherë pas miratimit të këtij ligji, për qëllim paqësore, të fillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar mbi 20% dhe të rezervojë një sasi të paktën 120 kg të këtij uraniumi të pasuruar brenda vendit. Gjithashtu, Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit është obliguar të sigurojë dhe të plotësojë pa vonesë nevojat e vendit për shfrytëzim paqësor të uraniumit të pasuruar mbi 20%.

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit gjithashtu kanë votuar në favor të nenit 2 të këtij plani duke e obliguar Agjencinë për Energji Atomike të Iranit që menjëherë pas miratimit të këtij ligji, të shtojë kapacitetin e pasurimit dhe prodhimit të uraniumit të pasuruar me nivel të pasurimit në përshtatshmëri me çdo nevojë për shfrytëzim të programeve paqësore të vendit, në sasi 500kg në muaj dhe të deponojë lëndët e pasuruar brenda vendit.

Gjithashtu me miratimin e nenit 3 të Planit Strategjik për Anulimin e Sanksioneve, Agjencia për Energji Atomike e Iranit u obliguar që brenda më së shumti 3 muajve pas miratimit të këtij ligji, të fillojë operacionin për instalimin, mbushjen me gaz, pasurimin dhe deponimin e lëndëve deri në shkallë të pasurimit që nevojitet për plotësimin e nevojave të vendit me të paktën 1000 centrifuga të gjeneratës së dytë të sofistikuar IR-2m, si dhe gjatë po kësaj periudhe kohore të fillojë operacionin e pasurimit, hulumtimit dhe zhvillimit me centrifuga të gjeneratës së gjashtë IR-6 me sasi së paku 164 centrifuga të këtij lloji dhe brenda periudhës një vjetore pas miratimit të këtij ligji, numrin e këtyre centrifugave duhet ta çojë në 1000 centrifuga.

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit gjithashtu në vazhdim kanë miratuar nenin 4 të këtij plani dhe e kanë obliguar Agjencinë për Energji Atomike të Iranit që brenda 5 muajve pas miratimit të këtij plani, fillojë punën në fabrikën e prodhimit të uraniumit të metaltë në Esfahan.

Sipas nenit 5 të këtij plani, Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit obligohet të rifillojë punën në reaktorin 40 megawat të ujit të rëndë në Arak dhe të projektojë ndërtimin e një reaktori të ri 40 megawat të ujit të rëndë për prodhimin e radioizotopeve spitalore.

Gjithashtu pika 6 e këtij plani e obligon Qeverinë e Republikës Islamike të Iranit që në rast të moszbatimit të zotimeve të shteteve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore ndaj Iranit dhe në rast të mosnormalizimit të plotë të marrëdhënieve bankare dhe mosheqjes së plotë të pengesave të eksportit dhe shitjes së naftës dhe produkteve naftore..., një muaj pas miratimit të këtij ligji të ndërpresë zbatimin vullnetar të dokumentit të protokollit të shtuar të NPT.